>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Herë Ke Njona, Herë Ke Tjetra”

26-01-2014
E madhja Lindita Hakaj, ka realizuar së fundmi një duet me vellain e saj, Labinotin. Kënga titullohet “Herë Ke Njona, Herë Ke Tjetra” dhe video është realizuar nga Musical TV. I pyetur nga stafi i teksteshqip mbi këtë projekt, Labinot Hakaj tha: “Për këtë këngë kemi diskutuar shumë kohë me motrën time, Lindën dhe e kemi pritur një moment si ky për të bërë këtë duet. Sapo e përfunduam, ishim të fjalës që t’i bashkangjesim edhe videoklipin, sepse ishte e arsyeshme meqenëse ishte dueti im i parë. Në konsultime me miqtë tanë nga Tirana, u vendos që Musical Tv të merret me realizimin e këngës, njëkohësisht edhe videoklipin. Vargjet jane shkruar nga i madhi Gëzim Meneri. Klipi është edituar në datën 12 janar dhe ka pasur klikime serioze. Për fund kisha pas dëshirë që të uroj që viti 2014 të na sjellë mbarësi në punën dhe përkushtimin tonë. I falenderoj të gjithë adhuruesit për çdo gjë. Ju faleminderit Portalit tuaj teksteshqip.com!”
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Herë Ke Njona, Herë Ke Tjetra”