>
BIOSHQIP

Leonida Marjakaj Këndon Para Fitores Së Boksierit Shqiptar

14-10-2014
E veshur me një fustan me lule të kuqe me mjaft shije dhe që është dukur si një ‘Borëbardhë’ ka kaluar përkrah bashkëshortit të saj në tapetin e kuq gjatë spektaklit ‘Zhurma Show Awards 2014’. Po flasim për këngëtaren Leonida Marjakaj e cila nga ky event jo vetëm është ndjerë shumë mirë nga ftesa që kishte marrë por ardhja e saj dhe puna dhe zëri i saj është shpërblyer me një cmim duke u vlerësuar si më e mira këngëtare e Diasporës me ‘Best Artist Diaspora Female’. Këngëtarja e ëmbël e ka shijuar këtë mbrëmje por nuk ka harruar të falendererojë edhe ata që i rrinë gjithmonë pranë dhe e ndihmojnë dhe e përkrahin, Martinin, muzikantin që është bashkëshorti i saj dhe njëkohësisht edhe Robert Ukaj, një nga mbështëtësit kryesor, organizatori i njohur i ‘MegaEvent’. Edhe artistja si shumë të tjerë ka udhëtuar për në Zvicër pas spektaklit, pasi atje e priste një moment shumë i vecantë, ajo do të këndonte në një ring ku do të ndeshej për të fituar boksieri shqiptar Arnold Gjergja në ‘Boxeo European Heaëy Ëeight Champion’. Leonida ka kënduar këtu në fillim të machit para mbi 4 mijë personave që kishin ardhur për të parë ndeshjen. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka realizuar edhe disa foto të bukura nën aparatin e fotografit Visar Sopi, ku duket mjaft fashion, gjithashtu është një nga këngëtaret më të kërkuara sidomos në Diasporë dhe nuk ndalet së kënduari në cdo gëzim familjar.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Leonida Marjakaj Këndon Para Fitores Së Boksierit Shqiptar