>
BIOSHQIP

Lendita Destani, Së Shpejti Me Albumin E Parë

03-10-2012
Këngëtarja Lendita Destani momentalisht është duke përgatitur albumin e saj të parë i cili do të përmbajë dhjetë këngë. Sipas Lindës këngët e albumit do të jenë të zgjedhura dhe të përgatitura nga mjeshtër të spikatur të këngës. "Po mundohem të realizoj një album të veçantë, me më shumë këngë të zgjedhura. Ajo që më bënë të ndjehem më mirë është balada 'E vetmja gjë që dua' e cila do ta ketë edhe videoklipin, e përgatitur nga produksioni "Max Produktion dhe për të kam shpenzuar mjaftë shumë", ka thënë ajo për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Lendita Destani, Së Shpejti Me Albumin E Parë