>
BIOSHQIP

Ksal, Një Grup I Ri Që Premton Shumë

02-12-2013
Ksal, grupi më i ri në treg i cili rrëmbeu zemrat e shumë shqiptarëve që në paraqitjetn e tyre të parë në X Factor Albania vinë ekskluzivisht për ne në këtë intervistë. Duke na rrëfyer më shumë rreth jetës së tyre prviate dhe pjesmarrjes në Këngën Magjike ju ftojmë të ndjekim intervistën... TeksteShqip: Ksal, së fundmi ju jeni paraqitur në festivalin Kënga Magjike me këngën "Zemrën merr". Na tregoni pak më shumë rreth këtij projekti? Sebastian (KSAL): Ky projekt është kënga jonë e parë pas debutimit tonë si grup në X Factor Albania. Është këngë në të cilën kemi punuar shumë për ta realizuar në mënyrën e duhur dhe ashtu siç dimë ne. Njëherit edhe producenti i kësaj kënge Irkenc Hykaj, mendojmë që ka bërë një punë të mrekullueshme dhe njëherit ka marrë përbaze çdo sygjerim ose ide që kemi dhënë. Menduam që në festivalin "Kënga Magjike" te marrim pjese me nje balade dhe si resultat doli të jetë kënga "Zemrën Merr" që mendoj që është pritur shumë mire jo vetëm nga fansat tanë por edhe nga publiku i gjërë.



TeksteShqip: Për çfarë flet më detajish kënga? Andi (KSAL): Kënga trajton një tematikë dashurie mes një çifti të dashuruar, ashtu si shumica e baladave dhe mendoj që është një ndërthurje e vokaleve tona të nxjerrura në pah edhe nga ana solistike (duke pas parasysh që secili nga ne kemi dhe pjesë solo në këngë). Tematika e këngës domethenë trajton dashurinë. TeksteShqip: Çfarë ju solli Kënga Magjike? Ariani (KSAL): "Kënga Magjike" si festival, përveç që na ofroj edhe më shumë me fansat tanë që ne e konsiderojmë si një komponent shumë të rëndësishëm, për herë të parë patëm dhe rastin të njohim artista më të vjetër në industri me të cilët ne jemi rritur duke i parë në televizor dhe duke ndjekur ndoshta koncertet e tyre, kështuqë kjo ka qenë pjesa më interesante. Çfarë bën ky festival është që na ofron më shumë artistët të njohim njëherit edhe njëri tjetrin edhe në sfera personale por edhe në ato profesionale më detajisht. Njëherit shpresojmë që pas këtij festivali edhe të hapen rrugë tjera për bashkpunime dhe projekte tona me producentë të ndryshëm. Sido që të jetë ne jemi të hapur për çdo ofertë dhe bashkpunim.



TeksteShqip: X Factor ju solli si grup. Mendoni të vazhdoni kështu si grup? Fisniku (KSAL): Definitivisht mendojmë të vazhdojmë si grup edhe për një kohë të gjatë sepse jo vetëm që përshtatemi me njëri tjetrin për nga ana profesionale por edhe personale. Ne konsiderojmë njëri tjetrin si vëllezër dhe ashtu do të mbetet. Kështuqë "X Factor Albania" na bashkoi si grup dhe kështu do vazhdojmë. TeksteShqip: Çfarë do të ketë tjetër nga Ksal. Ndonjë këngë e re për festat e funviti, videoklip apo...? Sebastiani (KSAL): Deri tash kemi qenë shumë të angazhuar me festivalin "Kënga Magjike" dhe pse kemi shumë ide për projekte të reja, s'kemi pas kohën të punojmë në ndonjë projekt të ri por shpresoj që të fillojmë me ndonjë gjë të re së shpejti sepse e shohim si të rëndësishme të ju ofrojmë gjithmonë muzikë të bukur fansave tanë sepse e meritojnë dhe këtë po e them me gjithë shpirt, janë fansat më të mirë në botë. TeksteShqip: Sa është e vështirë të depërtoni si artista të rinj në tregun muzikor? Ariani (KSAL): Nuk mund të themi që është edhe gjë e lehtë të deportosh duke pas parasysh edhe vështirësitë që paraqiten nganjëherë për ne si artistë të rinj në tregun muzikorë por sido që të jetë ne kemi vendosur të punojmë edhe më tej në k'të aspekt që të jemi edhe ne në një të ardhme të afërt artisët të denjë në tregun muzikor mes emrave të njohur që tashmë egzistojnë në këtë industri. Tek e fundit mendojmë që e meritojmë dhe pa marrë parasysh vështirësitë, dëshira është edhe 100 herë më e madhe.



TeksteShqip: Angazhoheni nëpër koncerte? Fisniku (KSAL): Kemi qenë pjesë e turneut veror të "X Factor" k'të verë dhe kanë qenë koncerte të mrekullueshme që kemi realizuar në Shqipëri të realizuara nga ky produksion në bashkpunim me Vodafone. Sidoqoftë ne e dimë që kemi shumë fansa dhe në Kosovë dhe Maqedoni dhe po shofim që të ardhmen e afërt të jemi edhe më afër tyre sepse edhe ata i duam njejtë. Kemi plane por të shofim sa do të realizohen. TeksteShqip: Keni menduar realizimin e një albumi? Andi (KSAL): Të flasim për album për momentin po mendojmë që është ende herët por gjithsesi do të lançojmë këngë të tjera në vazhdim për fansat e grupit KSAL sidoqoftë po u shfaq mundësia për të punuar në ndonjë album ne do ta shfrytëzojmë në maksimum pse jo. TeksteShqip: Po nga jeta private e djelmoshave ka ndonjë gjë të re? Sebastiani (KSAL): Përveç jetës tonë si fytyra publike dhe personalitete në skenën muzikore ne po ndjekim dhe studimet, unë jam në vitin e fundit në studime në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, degën Marketing dhe Management, Ariani ka filluar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik por edhe Fisniku me Andin po ndjekin shkollimin. Po mundohemi të balancojmë muzikën dhe shkollimin që është gjithashtu pjesë e rëndësishme dhe po ja dalim shumë mirë mund të themi. TeksteShqip: Çuna, ju faleminderit që pranuat të ishit me ne në intervistë. Për fund dëshironi të shtoni diçka... KSAL: Ju falenderojmë juve për këtë intervistë shumë të lezetshme. Dëshirojmë të falenderojmë pikë së pari Zotin që na bekon me gjëra të mira në jetë, familjet tona që nuk kanë pushuar kurrë duke na përkrahur në këtë rrugëtim të gjatë dhe nganjëherë të mundimshëm, fansat tanë të cilët i duam pa masë dhe pa ta nuk do ishim këtu që jemi tash, por dhe një falenderim të veçantë për Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun që na bashkuan dhe na jepën mundësinë dhe na suportuan me një start gjigand drejt industrisë së muzikës sepse e gjitha filloi për ne si KSAL në X Factor Albania.
(Teksteshqip.Com)

Ksal, Një Grup I Ri Që Premton Shumë