>
BIOSHQIP

Këngëtari Shqiptar Koda, Gati Për Rikthim Të Fuqishëm

21-01-2014
Me një pasion të madh për muzikën, të cilën sic na tregon e ka edhe hobi, vjen personazhi ynë 25 vjecari me emrin Shkodran Dërmaku, këngëtari me një zë shumë të vecantë dhe që të gjithë e njohin me emrin e artit Koda. Ne mësojmë gjatë bisedës me të se ai do të rikthehet shumë fuqishëm në muzikë gjatë muajve që vijnë ku do të sjellë disa hite. Koda i cili dallohet edhe si një artist me plot stil, pasi e ndjek shumë modën, ka dëshirë që të bashkëpunojë me producentin e suksesshëm Flori Mumajesi, ku natyrisht do të jetë një super këngë. Përvec këngëve moderne dhe ritmike artisti simpatik ia thotë bukur edhe muzikës popollore, ku mësojmë se shpesh herë është i ftuar edhe nëpër dasma e mbrëmje të ndryshme rinore për të kënduar. E percjell shumë mirë muzikën dhe ecjen e këngëtarëve shqiptarë, pasi është i dashuruar pas saj, por do ti pëlqente shumë një ditë pse jo të kishte një duet me këngëtaren vlonjate Poni, pasi ai e simpatizon shumë nga artistet e tjera. Shkodrani apo Koda me origjinë është nga Kamenica, por ka vite që jeton në Stuttgart të Gjermanisë, ku punon por edhe muzikën nuk e ka lënë anash e tashmë mendon të kthehet me seriozitet dhe me plot hite në tregun muzikor shqiptar, ku shumë fansa dhe miq që e duan dhe njohin talentin e tij janë duke e pritur me ngut rikthimin e tij.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Këngëtari Shqiptar Koda, Gati Për Rikthim Të Fuqishëm