“Zori” I Bashkon Yjet
26-10-2014
Një aksident do të bëhet shkas i një hakmarrjeje në Prishtinë. Cakës (Naser Gashi), ia goditin vajzën me veturë. Ai nuk ka para për ta shëruar, prandaj vendos që në bashkëpunim me Bablokun (Sunaj Raça), ta plaçkitin bankën. Aksioni nis pas një tradhtie që i bëhet Cakës dhe në këtë moment ndërhyjnë personazhet tjera. Caka do të thërras për ndihmë Noizy-n nga Tirana për t’u hakmarrë. Gold-AG do të vijë nga Presheva e Labinot Tahiri nga Ferizaj, për ta dërguar vajzën në Turqi për shërim.
Medës do t’i dalë punë si polic, e Enver Idrizit si mjek. Kjo është ngjarja e filmit “Zori” të producentëve Naser Gashi i njohur si Qeli dhe Ilir Balisë. Filmi ka mbledhur bashkë aktorët e këngëtarë të profileve të ndryshme. Në film luajnë edhe Çun Lajqi, Zajmina Vasjari, Shkurte Gashi, Kenan Gergurovci, Varrosi, Imeri, Kallashi e Kobra, Lulzim Berisha, Valon Karaliti, Varrosi, e të tjerë.
“Ka qenë e vështirë me i tubua të gjithë këta këngëtarë. Por mbi të gjitha kemi arrit me përfundua. Është interesante dhe nuk ka ndodhë kurrë, prandaj i kam hy kësaj pune”, thotë Gashi. Balija, i cili jeton në Gjermani, shton se premiera e filmit me gjasë do të jepet atje, e pastaj në Kosovë kah gjysma e muajit nëntor, për të vazhduar në Preshevë e Tiranë.
(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0