>
BIOSHQIP
Biografia
Kejsi Tola është një figurë shumë e dashur dhe e njohur në fushën e muzikës. Ka nisur daljet e saj në skenë që në moshë fare të re, për t’u bërë e njohur për publikun e gjerë në një talent show në vitin 2008, në të cilin doli edhe fituese. Ajo vazhdoi të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest, ku impresionoi audiencën në mbarë botën me gamën e saj të jashtëzakonshme vokale dhe stilin unik. Në karrierrën e saj ka rrëmbyer një sërë çmimesh të rëndësishme në festivalet dhe programet muzikore ku ka marrë pjesë. Koleksioni i çmimeve të fituara për Kejsin ka nisur që në fëmijëri, me festivalin e fëmijëve për të vijuar me konkurset që do të konsolidonin karrierrën dhe emrin e saj në muzikën shqiptare. Ka dalë me çmime në çdo pjesëmarrje të saj në festivalin ‘Kënga Magjike’. Në vitin 2012 ajo paraqitet në festivalin prestigjioz ‘Top Fest 9’ me këngën ‘Atje’ ku arrin deri në gjysmëfinale. Kejsi Tola, që nga dalja e saj e parë në skenë ka patur një sukses të vazhdueshëm dhe këngët e saj janë kthyer shumë shpejt në hite.

Kejsi ka vazhduar të shtyjë kufijtë e muzikës pop, duke përzier zhanre dhe duke eksperimentuar me tinguj të rinj. Muzika e saj është e njohur për tekstet e saj emocionuese, meloditë tërheqëse dhe vokalin e fuqishëm. Me publikimin e EP-së së saj të fundit, "Luminous", ajo është gati të lërë gjurmë në skenën muzikore botërore dhe të çimentojë statusin e saj si një nga yjet më premtuese të estradës shqiptare.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}