>
BIOSHQIP
Biografia
Kejsi Rrustja lindi ne Shkoder me 22.03.2004 ne nje familje qytetare te vjeter Shkodrane.
Kejsi fillimet e saja ne muzike i ka ne moshen 6 vjecare mahniti me zerin dhe talentin e saj tek "Bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne". Kejsi njohurite e para muzikore i mori ne shkollen artistike "Prenk Jakova" ne Shkoder ku studioj per Piano. Kejsi nga viti 2011 e deri ne vitin 2014 u vlersua me shume cmime te ndryshme, si:

- Ne vitin 2011 vlersohet me cmimin e 2 me kengen "Volevo un Gatto nero" tek "Bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne".
- Ne vitin 2012 vlersohet me cmimin e 3 me kengen "Jemi bij Shqiptar" ne festivalin e femijeve ne Ulqin.
- Ne vitin 2012 vlersohet me cmimin e 3 me kengen "Pas drites shtegtojme" te "Bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne".
- Ne vitin 2012 merr pjese ne festivalin Mbarkombetare per femije me kengen "Tregimi i nje pllake Ilire".
- Ne vitin 2013 vleresohet me cmimin e 1 me kengen "Power Of Love" te "Bilbilat e vegjel te Shkodres kendojne".
- Ne vitin 2013 vleresohet me cmimin e 3 me kengen "Loja" ne festivalin mbarekombetar per femije.
- Ne vitin 2014 vleresohet me cmimin e 3 me kengen "Per ty babi" ne festivalin "Akullorja fest".
- Ne vitin 2014 vleresohet me cmimin e 1 si "kengetarja me e mire dhe zeri me i bukur" me kengen "E diela e nenes" ne festivalin mbarekombetare per femije.
- Ne vitin 2014 vlersohet me cmimin e 2 me konkursin "Pjeter Gaci" ne Piano.
- Ne vitin 2014 vlersohet me cmimin e 1 ne konkursin nderkombetare per Piano "EPTA". Po ne vitin 2014 Kejsi largohet nga Shqiperia per ne Gjermani ku vazhdon me sukses karieren e saj.
- Ne vitin 2015 merr cmimin e 1 ne "Song Contest 2015".
- Ne vitin 2015 hyn ne 4 me te mire ne festivalin International Piano Kompetition "Euregio Piano Award 2015" ne Geilenkirchen Germani.

Edhe pse e re në moshë, asaj nuk i mungojnë sukseset si në studime, ashtu edhe në muzikë, përmes koncerteve dhe mirënjohjeve të shumta. Kejsi ka arritur mjaft sukses në lëmin e muzikës si këngëtare.Per te nuk kane shkruar vec mediat shqiptare por edhe ato Gjermane kanë vlerësuar lart stilin dhe zërin e saj. Sipas shtypit gjerman, ajo është e re në moshë, por askush nuk do ta besonte për shkak të zërit të saj plot nuanca.

Viti 2019 ishte shumë i mbarë dhe plot emocione për këngëtaren, me një sërë koncertesh të ndryshme si: "Nata muzikore" në Essen Rüttenscheid, "Feierabendmarkt" në Buer, "Junge Stimmen der Zukunft" ose "Yjet e të ardhmes" në Bottrop, "Stadtgartenfest" në Essen Mitte, "Meilensteine" në Schalke Gelsenkirchen, "Schllos Hugenpoet" në Essen Kettwig, në Gourmet-Meile-zeche-Zollverein me rreth 4500 të pranishem, "Konzert in der Weihnachtszeit" në Philharmonie Essen ne Alfred Krupp Saal. Në këtë të fundit, merrnin pjesë afërsisht 2000 spektatorë dhe Kejsi pati sukses të jashtëzakonshem, sepse ishte edhe më e vogla e eventit (15 vjeç). Kjo ishte hera e parë që një shqiptare prezantonte zërin dhe bukurinë e saj në Filarmoninë gjermane dhe u prit me duartroktitje të shumta.