>
BIOSHQIP

Jehona Sopi Do Behet Me Vajze

08-04-2012
Kengetarja e njohur kosovare, Jehona Sopi, eshte larguar nga skena muzikore dhe ka lene menjane te gjitha angazhimet e saja si dhe punen, pasi do te sjelle ne jete femijen e saj te pare. Ajo eshte nje nga personazhet me hermetike te skenes shqiptare dhe deri me tani me shume veshtiresi ka publikuar detaje mbi lidhjen, dashurine, martesen dhe shtatzenine e saj me bankierin e njohur, Lavdim Koshutova. Lajmi mbi shtatzenine e kengetares ka bere buje pas publikimit ne nje emision televiziv ne Kosove, si dhe ne ''Panorama plus'', por Jehona nuk kishte treguar se cfare gjinie ishte femija qe pret. Kete jave mesuam se bebja qe pret cifti i njohur, eshte vajze, dhe do te jete femija i pare i Jehones dhe Lavdimit, qe pritet te linde pas disa muajsh. Jehona i bashkohet listes se femrave VIP, te cilat keto dy vitet e fundit kane sjelle ne jete nga nje femije dhe jane martuar. Kengetarja e njohur kurorezoi dashurine e saj me martese ne Las Vegas dhe Bora Bora, larg syrit mediatik, ndersa pas kthimit ne Kosove ajo beri nje celebrim te thjeshte ne mesin e shoqerise dhe familjes, por nuk harroi te shperndaje neper media edhe fotot e ketyre dy rasteve te rendesishme te jetes se saj. Lidhja e saj me Lavdimin daton vite me pare, qe kur bankieri i njohur ishte me banim ne Londer, para se te kthehej dhe te behej anetar i bordit te bankes NLB ne Prishtine.
(panorama plus)

Jehona Sopi Do Behet Me Vajze