>
BIOSHQIP
Biografia
Jasmina Dervishi është fituese e çmimit të parë në "Festivali i Fëmijëve" Tiranë 2013, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme edhe në 3 edicionet pasuese të këtij festivali. Gjithashtu fituese e çmimit të tretë dhe të dytë në "Festivali i Fëmijëve" Shkodër, në vitet 2014 dhe 2015. Pjesëmarrëse edhe në disa festivale në Kosovë: Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Deçan si edhe në edicionin e dytë të "The Voice Kids Albania 2". Gjatë vitit 2021, ishte fituese e vendit të dytë në formatin muzikor "Mam, po ti!?", një vendim i marrë nga juria e festivalit "Kënga Magjike". Talenti i saj është i trashëguar nga babai, i cili ka studiuar për kanto. Ajo është angazhuar në aktivitete muzikore që në moshën 7-vjeçare dhe ëndërron të bëhet këngëtare. Pasioni tjetër i saj është piktura. Jasmina i do shumë kafshët dhe ka një qen.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}