>
BIOSHQIP

(1937-2020)

Biografia
Ismet Peja është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore "Hajdar Dushi", me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja. Ai është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës, 23 Nentor 2020 ndërkaq lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja: "Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran", ka shkruar Visari.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}