>
BIOSHQIP
Biografia
Imer (Ibrahim) Raçi ka mbaruar me sukses studimet master në fushën e ekonomisë. Përveç profesionit të ekonomistit, ai aktivisht merret me krijimtari letrare, si me poezi e tregime. “Pikë Tragjike" është libri i dytë i botuar nga ai pas librit "Më i Bukuri Varr".

Imer Raçi është një autor I cili gjatë krijimtarisë së tij letrare solli dy libra një me poezi dhe një me tregime. Libri i parë I autorit Raçi është libri me poezi “Më I Bukuri Varr ” I botuar në vitin 2014. Libri është I ndarë në katër pjesë: 1. Në përjetësi; 2. Acar; 3. Burgu I Vetmisë 4. Shpresa. Si libër I është kushtuar nënës së tij ashtu siç dhe potencoj për redaksinë tonë.

Ai shkroi dhe librin e tij të dytë por jo në poezi por në tregime me emërtim “Pikë Tragjike ” I botuar në vitin 2015. Libri ndahet në tetë tregime: 1. Gjak për Gjak; 2. Njerëz pa ndjenja dhe pa nderë; 3. Jeta e hidhur me një shkëndi dritë; 4. Kurban I fëmijëve; 5. Dasma e Rinës; 6. Eklips; 7. Rrugë e Trishtë; 8. Vazhdoj së Jetuari. Autori Raçi solli diçka ndryshe dhe që nuk jemi mësuar të shohim apo dhe nuk kemi parë më parë në Kosovë pra një poezi me video e përcjellur me regji dhe skenar, prapoezinë e tij “Më I Bukuri Varr” përveç që mund ta lexojmë mund dhe ta shohim dhe të e ndjejmë dhe në mënyrën vizuele ashtu siç diti të na sjell autori Raçi.
DËRGOI: