>
BIOSHQIP

Hysen Sallauka, 2 Fjale Per Klipin E Ri “Për Një Puthje”

14-10-2013
Një baladë e bukur e stilit mix-rock dhe me një zë të vecantë po dëgjohet këto ditë. Ne zbulojmë se këngëtari i ri që e këndon këtë këngë që ka ardhur me një video cilësore nga “Urban Graphics”, quhet Hysen Sallauka dhe është vetëm 18 vjec. Djaloshi simpatik që ka marrë tashmë me këtë këngë edhe zemrat e vajzave është me origjinë nga Prizreni, por që ka lindur dhe jeton në Zvicër. Zëri i tij tashmë është pjekur mirë falë edhe shkollës së muzikës që ai ka bërë kur ishte i vogël, e ndërsa nesër mund të jetë një artist i madh falë këtij zëri dhe stilit të vecantë të të kënduarit. Këngëtarit kosovar i pëlqen shumë muzika që bën Usher, e ndërsa nga shqiptarët vecon dhe dëgjon shumë rokerin Shkumbin Ismajli. Kënga që sapo ka dalë në treg me video mban titulin “Për një puthje” dhe ka marrë shumë komente të mira dhe por pritet shumë mirë nga dëgjuesit. Ne mësojmë gjithashtu se Hyseni një ditë duke i pëlqyer kaq shumë këngëtarja Dafina Zeqiri, pse jo mund të ketë një duet me të, kur i referohemi femrat artiste shqiptare, pasi edhe vetë këngëtari dëgjon dhe i pëlqen shumë muzika RnB. I ri dhe shumë i talentuar e kjo mos harroni është vetëm në këngën e parë, imagjinoni nesër me këngë dhe klipe të tjera, duhet artistët meshkuj ti tremben pak këtij talenti.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Hysen Sallauka, 2 Fjale Per Klipin E Ri “Për Një Puthje”