>
BIOSHQIP

Hana Cakuli Martohet Këtë Muaj

17-08-2014
Që disa kohë është transferuar në Gjermani, por me përfundimin e muajit gusht ajo i jep fund edhe beqarisë. Hana Cakuli, këngëtarja ulqinake martohet në fund të këtij muaji. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ceremonia do të mbahet në Ulqin. Në Gjermani ajo ishte për studime postdiplomike por atje afër kishte edhe të fejuarin e saj, që kanë tashmë një vit të fejuar.



Cakuli asnjëherë nuk ka bërë të ditur identitet e tij, por mësohet se edhe ai vjen nga Ulqini. Hana Cakuli njihet si një nga zërat më të mirë të estradës. Ndryshe shumë vite ka punuar dhe jetuar në Kosovë. Ndërsa në Ulqin shumë kohë është marr me prezantime të emisioneve në radio. Qysh e vogël është marrë me muzikë por paraqitja e parë e saj si e rritur, është ajo në “Top Fest 3” me këngën “Natën kaloje me ne”.
(KosovaPress)

Hana Cakuli Martohet Këtë Muaj