>
BIOSHQIP

Serbia Nis Hetimet Ndaj Gold Ag

18-02-2015
Gjykata e Lartë serbe për krime teknologjike dhe kibernetike ka nisur hetimet kundër reperit preshevar Gold G (Arian Agushi). Prokurori serb Branko Stamenkoviq ka thënë se ministria për punë publike ka reaguar menjëherë pas publikimit të këngës “Pushka e Lirisë” në YouTube dhe rrjetet sociale. “Ne i kemi marrë të gjitha masat kundër autorit dhe videos në fjalë”, ka thënë ai. Spotin e Gold AG-it, mediat serbe dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, e kanë cilësuar si “skandaloz”, duke thënë se është nxitje e urrejtjes ndaj serbëve dhe se aty bëhet thirrje për vrasjen e serbëve. Vet Goldi ka sqaruar për Indeksonline se spoti e as kënga nuk janë kundër serbëve, por thjesht i dedikohet heroit Zahir Pajaziti. Nuk është e qartë nëse Goldi rrëzikon të udhëtoj në Preshevë, pasi që edhe mund të arrestohet.
(Indeksonline)

Serbia Nis Hetimet Ndaj Gold Ag