>
BIOSHQIP

Gjon Karricës I Del Punë Me Madonnën. Ja Pse...

02-10-2015
Karrica kishte realizuar disa foto konceptuale me artistë të dëshmuar të fotografisë dhe modës. Bëhe fjalë për fotot në të cilat siç duket ka gjetur frymëzim edhe stafi i dives së popit botëror, Madonnës. Pak ditë më parë qarkulloj në media lajmi se Madonna për kopertinën e albumit "Rebel Heart" është inspiruar nga stili i artistit kontrovers shqipar Gjon Karrica, stil ky i përdorur tri vite më parë. Në fakt, edhe më herët është folur se yjet e mëdha jo rrallë gjejnë inspirim tek artistët më pak të njohur, që ekzistojnë në vende të ndryshme të botës, por që janë me shije dhe stil. Dhe, kështu duket të ketë ndodhur edhe me këtë rast. Gjon Karrica në vitin 2012 kishte lansuar videon e këngës "Lugati", projekt ky që e imponoj fuqishëm në tregun tonë muzikorë, duke e bërë atë emër tejet të lakuar. Dhe, për ti paraprirë këtij projekti, Karrica kishte realizuar disa foto konceptuale me artistë të dëshmuar të fotografisë dhe modës. Bëhe fjalë për fotot në të cilat siç duket ka gjetur frymëzim edhe stafi i dives së popit botëror, Madonnes. "Kosovarja" kupton se stili dhe fotot e Gjon Karrices, të bëra tri vite më parë janë realizuar nga fotografi R.Miller, që ka bashkëpunuar edhe me Whitney Houston dhe që njihet mirë në Hollivud. Për stililin është kujdesur Leoit, ndërkaq drejtor artistik i gjithë këtij seti ishte Benjamin Ott. Të kujtojmë që të gjithë këta janë emra të shquar ndërkombëtarisht. Karrica, personalisht ende nuk ka thënë asgjë rreth kësaj çështje. A duhet të ndihet krenar, apo duhet të përgatis padi në adresë të Madonnes?
(Blerand Rexhepi - teksteshqip.com)

Gjon Karricës I Del Punë Me Madonnën. Ja Pse...