>
BIOSHQIP
Biografia
Gjira, është emri artistik i Argjiro Kajtazit, artiste me prejardhje nga Kosova që ka vite që jeton dhe krijon ne Gjermani. Me një përvojë mbi dhjetëvjeçare të kultivuar kryesisht në gjirin familjar, fillimisht me nxitjen dhe përkrahjen e vëllait, Ardianit, dhe motrës Albulena e njohur si Lenaz´beat në kuadër te shtëpisë botuese "Sunny Hill" (në kujtim të Kodrës së diellit, vendi i lindjes së tyre në Prishtinë!), po arrin që përmes këngëve të realizuara kohët e fundit të provokojë një opinion të gjerë muzikë dashes në zhanre të reja te muzikës zbavitëse. Gjira po zotohet që të krijojë një profil të vetin prej këngëtareje e krijueseje autentike e origjinale, ne rrjedhat e muzikës zbavitëse në hapësirën shqiptare. Lidhur me prezantimin e saj më të ri më video-klipin "Ditë e re nafakë e re" me muzikë të Burim Murtezanit dhe me tekst dhe me kompozimin e vijës melodike te këngës nga vetë Gjira, e në bashkë këndim me Ardianin, në realizim të Produkcionit "Sunny Hill", nga Lenaz´beat, Gjira po shfaqet si një krijuese ambicioze dhe premtuese në botën e muzikës.

Gjira publikon videoklipin "Leje Pas" dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Gjira dhe Big Deal Records. Gjira ishte shndërruar në një prej repereve më të pëlqyera në vend. Mirëpo menjëherë pas albumit, ajo u tërhoq nga muzika.

Më datë 3 Mars 2019, Gjira i është rikthyer projekteve muzikore pas një mungese të gjatë në botën e shoubizit. Duket se artisten nuk e ka ndalur as shtatzënia për të sjell këngën më të re pas një kohe të gjatë para fansave. "Aua", titullohet kënga më e re e saj, ku në video shfaqet vetëm teksti i projektit muzikor dhe asgjë më tepër. E për tekst të këngës është përkujdesur vetë këngëtarja së bashku me motrën e saj dhe bashkëpunëtoren e shume projekteve, Lena Kajtazi. Ndërsa miksimin e ka bërë Phily.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}