>
BIOSHQIP
Biografia
Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe me zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, kitarë bass, bateri, piano etj. Publikues i një sërë videoklipesh, kryesisht në gjuhën angleze, Gjergj Kaçinari, ka qenë pjesëtar i shumë grupeve muzikore, ku ka eksperimentuar që nga rrymat: blues, country, rock n`roll deri tek hard rock & heavy metal. Zë mjaft i njohur për publikun shqiptar, pasi ka marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura, si Kënga Magjike dhe shumë të tjera. Gjergji njihet gjithashtu si pianist dhe ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalin e Këngës në të njëjtin profesion.

Ka nisur studimet per piano qe ne moshen 4 vjecar. Ne moshen 7 vjecare filloi studimet ne Liceun Artistik "Jordan Misja" dega piano. Ne moshen 12 vjecare nisi vete te mesoi kitarren dhe tani zoteron 4 instrumenta ne menyre profesionale, (piano, kitarre, kitarre-bass, bateri).
Aktualisht vazhdon studimet ne Universitetin e Arteve Tirane ne specialitetin kompozicion muzikor.
Ka qene pjestar i shume grupeve muzikore ku ka eksperimentuar qe nga rrymat Blues, Country, Rock N’ Roll deri tek Hard Rock & Heavy Metal. Ka marre pjese ne shume evente te rendesishme kombetare si Festivali i kenges ne RTSH (tastiere), Top Fest (band), koncerte te ndrryshme klasike (piano) etj.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}