Gili: Nuk Kam Ambicie Te Tilla
25-04-2012
Gili, pas një periudhe, shfaqet sërish në skenë, e fuqishme, ashtu si di të jetë gjithmonë ajo. Kënga dhe klipi "Haku i nënës" ka bërë që shumë njerëz të mendojnë dy herë para se të marrin ndonjë veprim.
Kjo këngë ka me mijëra klikime në internet dhe duket që pëlqehet nga të gjitha moshat. Për më shumë, rreth këngës dhe klipit flet Gili për "Kosova Sot"
"Kosova Sot": Si lindi ideja për t'u krijuar një këngë si "Haku i nënës"?
Gili: Nuk është kjo kënga ime e parë që e trajton temë sociale, një dhimbje të popullit tim. Jua kujtoj këngën "Ditët e fundit", që e trajton përdorimin e drogës nga të rinjtë tanë. Kënga "Mos ma shëmto lirinë" e trajton zhgënjimin e pasluftës, kurse kënga "Sikur të isha djalë" fliste për shkatërrimin e familjes dhe braktisjen e saj. Unë jam këngëtare e popullit dhe e tillë do të mbetem gjithmonë.
E ndaj çdo gëzim dhe dhimbje me ta. Kënga "Haku i nënës" është një nga preokupimet e mia. Pasqyra e shoqërisë janë fëmijët dhe mosha e shtyrë, prindërit dhe gjyshërit tanë janë pishtarët e kësaj lirie. Si i trajtojmë sot? Këngët e mia janë pyetje që para se të kërkojnë përgjigje, kërkojnë ndërgjegjësim.
Brenga për të moshuarit
"Kosova Sot": Është një këngë që ka zgjuar shumë debate, sepse vetë tema është e tillë. Nga kush jeni frymëzuar për këtë temë?
Gili: Për të mos shkuar shumë larg, unë jetoj afër shtëpisë së pleqve. Shumë herë i kam bërë pyetje vetes: Mos vallë janë të braktisur? Jam për institucionin e azilit për të moshuar, por më preokupon vetëm pyetja, a mos janë të "harruar" nga fëmijët dhe shoqëria? Dua ta shoh gjyshen pranë nipave e mbesave.
"Kosova Sot": Dihet se për të gjitha tekstet tuaja është përkujdesur bashkëshorti juaj, Iliri. E ka bërë edhe këtë këngë ai?
Gili: Po, edhe muzikën, edhe tekstin.
"Kosova Sot": Mendoni se kjo këngë sadopak do ta zgjojë ndërgjegjen e njerëzve që të jenë më të kujdesshëm ndaj prindërve?
Gili: Ky është mesazhi dhe në një formë edhe mision. Misioni ndonjëherë realizohet shpejt, ndonjëherë duhet kohë.
Realizimi me "Max production"
"Kosova Sot": Edhe klipin e keni bëtë jashtëzakonisht të mirë. Ku e keni incizuar dhe me cilën kompani e keni bërë?
Gili: Është realizuar me "Max production", në vilën e Zogut në Durrës, kurse incizimi është bërë në ditët e verës.
"Kosova Sot": Deri tani "Haku i nënës" ka shumë klikime në internet. Pritni që ajo të jetë kënga e vitit 2012?
Gili: Ka kohë që nuk kam ambicie të tilla. Të mbetem e pëlqyer dhe e dashur, sidomos e respektuar edhe pas kaq vitesh në skenë, është sukses që më nderon.
"Kosova Sot": Pas kësaj kënge, cili do të jetë projekti i ardhshëm?
Gili: Koha është determinues i këngëve të mia. Shohim e bëjmë.
(B. ZYBERI/Kosova Sot)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0