>
BIOSHQIP

Gazmend Mehmeti, Promovimi I Videoklipit Të Ri

27-06-2012
Këto ditë është bërë promovimi i këngës dhe video-klipit të ri me titull "E di që ka më mirë" të këngëtarit Gazmend Mehmeti. Kënga është rezultat i një bashkëpunimi të fuqishëm mes kompozitorit Florent Boshnjaku dhe Arsim Bunjakut, i cili e ka shkruar tekstin e kësaj kënge. Video-klipi është bërë nga produksioni 'Think Creative', ndërsa kënga është ritmike, e stilit 'dance' ballkanas. Të pranishëm në promovim në një lokal të Prishtinës ishin edhe shumë miq dhe kolegë këngëtarë të Gazmendit. Videoja ka marrë shumë pëlqime edhe në internet.
(Maksim Gjokaj/ Kosova Sot)

Gazmend Mehmeti, Promovimi I Videoklipit Të Ri