>
BIOSHQIP

Gasso, Artisti Me Synime Bindëse Në Tregun Muzikor

07-01-2016
Gasso është një nga reperët më të ri të skenës sonë. Rreth projekteve të reja, por edhe për jetën e tij, na flet në këtë intervistë ekskluzive... Teksteshqip: Gasso, jeni këngëtar i ri i skenës shqiptare. Na thoni pse pikërisht zgjodhët këtë nofkë për paraqitje? Gasso: Emri im është Gazmend, prandaj vendosa mos të largohem shumë prej emrit të vërtetë. Teksteshqip: Kënga juaj e parë ? Gasso: Kënga ime e parë është bashkëpunimi me Big Mamën, "Bone n'klub".



Teksteshqip: Si u realizua bashkëpunimi i mjaftkërkuar me Bigin? Gasso: Ishte ideja ime që të bashkëpunoj me Bigin, ia bëra ofertën dhe pranoi. Teksteshqip: Artisti juaj më i dashur? Gasso: Pitbull! Teksteshqip: Nëse nuk është sekret, jeni në lidhje? Gasso: Po! Teksteshqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj? Gasso: Big Mama që më ndihmon në çdo gjë, Çekiçi, Gëzim Lazri dhe Yll Limani.



Teksteshqip: Përveç muzikës, keni profesion të dytë? Gasso: Po punoj me një kompani ku shpërndajmë internet. Teksteshqip: Çka kishte të veçantë ky fundvit për ju? Gasso: E veçantë ishe kënga ime e fundit, pasi ishte solo dhe një këngë tjetër prej atyre që janë mësuar publiku të dëgjojë nga unë.



Teksteshqip: Me ç'projekt do i befasoni fansat në të ardhmen? Gasso: Jam në përfundim të projektit të ri. Së shpejti do vi me këngë e videoklip të ri, që besoj do të arrijë sukses të madh. Teksteshqip: Gasso, ne të falenderojmë dhe të urojmë suksese e gjithë të mirat. Si do i përshëndetnit fansat? Gasso:Së pari, ju faleminderit juve për kohën që keni ndarë për mua dhe i përshëndes të gjithë ata që e dëgjojnë muzikën time, e ju them se këtë vit do ketë shumë surpriza.
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)

Gasso, Artisti Me Synime Bindëse Në Tregun Muzikor