>
BIOSHQIP

Gëzim Gashi, Projekti Im I Radhës Me Vildane Zenelin

12-04-2013
Ylli shqiptar që ka zhvendosur fokusin e veprimtarisë së saj në Amerikë, Vildane Zeneli, është duke punuar në një superbashkëpunim, me supertalentin shqiptar të pop muzikës, Gëzim Gashi. Gëzimi, i cili u bë i njohur me hitin e tij “Trigger” jo vetëm në trojet shqipfolëse, por edhe në mbarë evropën me transmetime në televionet më të mëdha ndërkombëtare, ka paralajmëruar në profilin e tij në Facebook projektin e ri, me këngëtaren atraktive. “Është zyrtare, projekti im i radhës do të jetë me Vildane Zenelin. Kënga do të punohet me producentin suedez Andreas Oberg”, është shprehur Gëzimi. Vildane Zeneli është e njohur si modele, por ka paralajmëruar edhe lansimin e karrierës së saj muzikore. Ajo njihet më shumë si fytyrë e disa brendeve botërore, duke përfshirë edhe brendin më të madh të kufjeve në botë, Beats by Dre.
(Telegrafi)

Gëzim Gashi, Projekti Im I Radhës Me Vildane Zenelin