>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI për TeksteShqip.com (2014):
Unë jam Filloreta Raçi dhe po prezantohem për të vetmen arsye se jam akoma një artiste që nuk ka mundësi që të dëgjohet zëri ashtu si duhet… Muzika për mua është frymëmarrje, unë nëse nuk do të kisha kënduar edhe nuk do të kisha marrë pjesë në skenë, jam shumë e sigurt që nuk do të egzistoja. Karriera ime ka filluar nga mosha 14 vjeçare me pjesmarrjen në "Kosovarja këndon" (2009), pastaj kam marrë pjesë edhe në shumë talent show të tjerë e fesivale të këngës argëtuese, të cilat janë, "Albanians Got Talent", "Top fest 7″,"Top Fest 9", "The Voice of Albania", "Odeon", "Bëhu yll", "Zëra hite ndër vite", "Top Fest 11″. Sukseset më të mëdha i kam pasur në Odeon ku kam qenë finaliste si dhe kam marrë çmimin zëri më i mirë. Në "The Voice" kam shkuar deri në beteja, pastaj jam mundur nga një vokal shumë potent si ai i Lundrimit një djalë nga Dibra i cili ka qenë finalist i skuadrës së Sidit. Aty kam marrë pjesë me një duet shqip, i cili ende permendet dhe dëgjohet e poashtu vlerësohet si dueti më i realizuar. Për pjesëmarrjen time në The Voice, kam marrur telefonatë nga Top Channel dhe më kanë ftuar që të marrë pjesë, unë kam shkuar me vet faktin që më është dhënë një mundësi të dëgjohet zëri im. Ky kompeticion më ka bërë shumë të forte e më ka dhënë shancë që të ec tutje që mos ta ndali muzikën. Edhe pse nuk pata fatin të vazhdoj në fazën tjetër kam qenë e bekuar ta këndoj në duet këngën Rrjedh në këngë e ligjërime, poashtu ndjehem e privilegjuar që kam qenë pjesë e skuadrës së Sidrit Bejlerit, një trajner që nuk ka se si të gjendet më i mirë…

Fëmijërinë e kaloi pjesërisht në Kosovë dhe Gjermani. Ka studiuar në Akedeminë e Arteve, dega e arteve dramatike për regji teatri. Pasioni për muzikën ka lindur që në vogëli ku ka mbaruar shkollën 8 vjeçare "Prenk Jakova" për muzikë në Prishtinë. Pasion tjetër përveç muzikës ka shkrimin, teatrin dhe gjithçka lidhur me botën e artit. Karriera muzikore e ka nisur që në moshën 10 vjeçare ku ka qënë pjesmarrëse në korin e shkollës. Dalja e parë publike ka qënë në moshën 15 vjeçare në show-n televiziv Albanians Got Talent. Emrin artistik Fifi e ka marrë nga shkurtimi i emrit të saj Filloreta, ky emër i ka ngelur nga menaxheri i saj muzikorë Blendi Kalivaçi. Fifi inspirohet nga shumë artistë të huaj ku mund të rendisim: Jessie j, Katy Perry, Eminem, Beyoncé, Nina Simone, Christina Aguilera, Adele, Nicki Minaj, Lady Gaga, Tupac, Dr.Dre, Celine Dion, Etta James.
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}