>
BIOSHQIP

Fabiola Drejt Suksesit...

08-10-2013
Fabiola Agalliu, një nga zërat më të bukur të edicionit të parë të spektaklit "The Voice Of Albania" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na rrëfen më shumë rreth pjesmarrjes së saj të fundit në Top Fest 10 ku pati mjaft sukses. Sigurisht se ne nuk e lëshuam pa e ngacmuar pak edhe për jetën private. Në vazhdim ndjekim intervistëen e Fabioles... Teksteshqip: Fabiola. Na trego pak se kur ka filluar karriera jote si këngëtare? Fabiola: Nuk do ta quaja mirëfille "karrierë" pasi jam akoma në hapat e mi të parë dhe ndërtimi i karrierës në këtë sferë do shumë përkushtim. Por njohjen time disi nga publiku absolutisht që e mora nga spektali i famshëm "The Voice of Albania".



Teksteshqip: Ju keni qenë pjesë e "The Voice of Albania 1". Na trego pak më shumë rreth kësaj eksperience? Fabiola: Po kam qenë pjesë e këtij spektakli. Është deri më tani eksperienca më e bukur që kam përjetuar, emocionet dhe ndjenjat që të përcjell kjo eksperiencë janë të pazëvëndësueshme. Nëse do të kthehesha prapë në kohë nuk do vija në dyshim aspak pjesmarrjen time atje. Madje e nëse do më jepej rast edhe sot nuk do e humbisja. Teksteshqip: Në vitin 2012 morrët pjesë ehde në Top fest me këngën "Eci". Arrite deri ne gjysmë finale. si ishte për ty si një këngëtare e re të arrish deri në atë fazë? Fabiola: Po është e vërtetë që kënga ime "Eci" në vitin 2012 arriti deri në gjysmë finale. Një ndjenjë shumë e bukur dhe ajo, që një festival i muzikës moderne siç është Top Fest të më vlerësoj deri në gjysmë finale, sidomos kur isha thjeshtë në hapat fillestar, që sapo kisha dalë nga një kompeticion talenti, e gjithashtu ishte një ndjenjë e bukur pasi kënga ime ishte stil shumë ndryshe, stil i cili kisha frikë se mos nuk do pritej me shumë ngrohtësi, por për fat të mirë pati goxha reagim pozitiv për të.



Teksteshqip: Top Fest 10 ka qenë destinacioni juaj më i fundit me këngën "Dy pika shi", ku sërsih arritët deri në gjysmëfinale. Pse Fabiola se preku finalen? Fabiola: Duke marrë parasysh që jam në hapat e mi të parë, finalja e Top Fest ështe dicka shumë e madhe. Dëshira absolutisht ishte, por në mes gjithë atyre këngëve të bukura ishte vërtetë vështirë kë të kualifikojë e kë të skualifikojë. Absolutisht të gjitha këngët e finales e meritonin me plotë gojë të ishin aty ku ishin. Teksteshqip: Kush ishin autorët e këngës? Kush e ka bërë tektin dhee kush muzikën? Fabiola: Bashkëpunëtorët për këngën "2 pika shi" ishin stafi muzikor i Top Channel që merren me talentet e rinj. Ata u kujdesën si për muzikën dhe për tekstin e këngës. Teksteshqip: Ju jetoni në Tiranë. Me çfarë merreni tjetër përveq muzikës? Fabiola: Po unë jetoj në Tiranë dhe ndjek studimet për degën financë pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Aktivitet e mia të tjera janë si gjitha aktivitetet e të rinjve sot. Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë thotë Fabiola? Vazhdon të mbetesh "single"? Fabiola: Jo nuk jam single.



Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme muzikore? Do të vish me ndonjë këngë të re, vidoklip, apo edhe pjesmarrje në ndonjë festival? Fabiola: Projekti im i ardhshëm muzikor është pjesëmarrja sërish në Top Fest. Planet s'janë akoma të konkretizuara pasi pjesë të madhe të kohës më merr shkolla. Teksteshqip: Fabiola, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me tekteshqip për projektet e tua të ardhshme dhe jetën privtae. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Fabiola: Ju falenderoj dhe unë për ftesën në këtë intervistë kaq të këndshme! Gjithashtu falenderoj shumë njerëzit që pëlqejnë dhe e dëgjojnë muzikën time, i falenderoj shumë për mbështetjen që më kanë dhënë.
(Teksteshqip)

Fabiola Drejt Suksesit...