>
BIOSHQIP

F-Tim, Diss I Ri Nga T.B.A.

07-08-2012
Anëtari i The Bloody Alboz, F-Tim ka lansuar një këngë ku i paralajmëron hejterat e grupit të tij, "TBA" se do të pësojnë nëse ata gabojnë dhe i shajnë ata. Reperi i TBA-së, F-Tim, emri i të cilit është Fitim Hajrizi, ka lansuar një këngë që është një "këngë diss" që i kushtohet "hejtarave" të labelit TBA. F-Tim, i cili jeton në Norvegji, ka thënë në një bisedë për Express se kënga " Fuck Em All - Diss 4 Haters", është një këngë që e ka këtë qëllim. "Ky diss osht për krejt ata që janë kundër labelit TBA. Për krejt ata që na kanë disirat ky është veç një fillim i vogël", ka thënë F-Tim për Express. Reperi nuk ka mundur që të jetë në koncertin e TBA-së në Prishtinë, i cili koncert arriti që të këtë më shumë se 20000 adhurues në koncert, por thotë se në koncertet e tjera do të jetë i pranishëm. "Jo, nuk kam mund me qenë në atë koncert si shumë anëtar tjerë të TBA-sëqë s'ka mundur me ardhur. Besoj që në tjetrin koncert kemi me kanë edhe na që s'jemi kanë pjesë e këtij koncerti, pra të 15 korrikut", tha F-Tim. Sa i përket planeve që UniKKatil me TBA-në të mbajë edhe një koncert tjetër në Prishtinë, F-Tim nuk e ka mohuar këtë gjë duk thënë se "asgjë nuk është e pamundshme". "Për Prishtinë nuk jam i sigurt, po e di që Bloody Alboz nuk do të ndalen me kaq. Besoj që në Zvicër përsëri apo në ndonjë vend tjetër në diasporë", thotë ai. Ndërkaq, për numrin e madh të adhuruesve në Prishtinë, F-Tim thotë se kjo ka qenë e ditur prej ditës së parë. "S'është kurgjo 'surprise' ku sen, u dit prej ditës së parë. Mirë ka qenë që e kanë pa këta 'Hollywood Stars' të Kosovës që TBA-ja janë kategori e rëndë". Përndryshe, F-Tim planifikon edhe të tera këngë të reja. "Muzikën tonë e ngojnë ata që e dinë se çka është real hip-hop...ata që nuk dinë as nuk ia vlen me e digju". Po ashtu F-Tim thotë se është në përgatitje të "mixtape Vol 2" që do të publikohet së shpejti si dhe albumin e tij të parë që do të filloj ëpunën nga 11 shtatori i këtij vit. "Arsye për këtë është se producenti i këngëve të mia është në burg", tha F –Tim. Po ashtu këngëtari tha se do ta realizojë edhe një videoklip të ri. "Po pritet me bo ni spot t'ri me Shinex Ent..Ka me kan sen diçka extra pi spotev t'tjera qe i kom bo deri sot", thotë ai.
(Express )

F-Tim, Diss I Ri Nga T.B.A.