>
BIOSHQIP
Biografia
Eshte ngjitur ne skene qe ne moshe te vogel. Ka studiuar per Kanto ne Lice dhe ka marre pjese ne Festivalet e RTSH-se qe ne moshen 17-vjecare. Qe atehere nuk eshte ndalur kurre. Ervin Bushati ne adoleshence dhe nje pjese te mire te rinise se tij eshte identifikuar si lideri i grupit MISTER, kenget e te cileve u bene dhe vazhdojne te mbesin hite per cdo brez. "Kam nostalgji per ate kohe, kam nostalgji, sepse grupi MISTER ka lene gjurme ne muziken shqiptare te pas viteve ’90-te. Ishte nje shkolle e mire per mua. Te gjitha kenget e grupit tone ishin hite asokohe dhe mendoj se shume prej tyre vazhdojne te mbesin te tilla", tregon Bushati me mall te shkuaren e tij artistike dhe te grupit MISTER". Sot ai ka nje karriere te admirueshme si kengetar solitistik dhe bashkepunimet qe ka realizuar me emrat e njohur te skenes shqiptare gjithashtu kane rezultuar mjaft te suksesshme.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}