>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu, Ka Gati Dy Këngë Të Reja

15-06-2013
Edhe pse që një kohë të gjatë ka paralajmëruar projektet e reja, këngëtari Ermal Fejzullahu duket t’i ketë finalizuar ato. Ermali ka konfirmuar se i ka mbaruar dy këngë dhe se është duke punuar në albumin e tij të ri, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime me ndonjë këngëtar, pas pasur ndonjë gjë konkrete. “Jam i ngarkuar nëpër mbrëmje të shumta muzikore të cilat mbahen nëpër vende bregdetare e ku do të jem prezent për të kënduar në secilën prej tyre”, theksoi Ermali për Tribuna Shqiptare. Së fundmi Ermali u kthye fuqishëm në skenë me bashkëpunimin e tij me Genën, të titulluar “Ajo”.
(Telegrafi)

Ermal Fejzullahu, Ka Gati Dy Këngë Të Reja