>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu Nuk Kam Talent Ne Vallzim

26-01-2012
Për një arsye paksa delikate, Ermal Fejzullahu ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Dancing with the Stars Albania që nis në muajin mars në Vizion Plus. "Edhe pse organizatorët e "Dancing with the Stars Albania" më kanë propozuar për të qenë pjesëmarrës në këtë show, unë do ta refuzoj këtë ftesë, sepse nuk di të vallëzoj, thjesht nuk kam talent për këtë fushë. Unë i falënderoj organizatorët por me keqardhje mund t'u them që nuk mund të marr pjesë në këtë show"-ka thënë Ermali. Ky i fundit bahskë me Leonora Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku. Sipas Ermalit, kënga do të jetë me zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.
(zhurnal)

Ermal Fejzullahu Nuk Kam Talent Ne Vallzim