>
BIOSHQIP

Ergi: “E Doja Fitoren, Ndaj E Arrita!”

04-03-2014
Ergi Dini, fituesi i talent show X Factor Albania 3 vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip.com. Duke na rrëfyer më shumë rreth natës finale dhe emocioneve në prapaskenë e fillojmë këtë intervistë si një nga më të veçanta të këtij viti... Teksteshqip: Ergi, së fundmi keni përmbushur një ëndërr tuajën prej kohësh, fitoren e X Factor-it. Si ndiheni pas kësaj fitoreje? Ergi: Ndihem shumë i lumtur, po e shijoj në maksimum gjithë këtë atmosferë të krijuar, të mbushur me urime të përzemërta e vlerësime.



TeksteShqip: Keni qenë konkurent i fortë që nga fillimi. Keni hyrë në X Factor me idenë për ta fituar domosdoshmërisht? Ergi: Sigurisht, kjo besoj është dëshira e gjithë secilit në momentin që hyn në një garë. TeksteShqip: Cilin nga konkurentët e X Factorit keni krijuar më shumë miqësi, dhe cili mendon se ka qenë kundërshtari më i fortë në finale? Ergi: Thuajse me të gjithë kam pasur marrdhënie miqësore dhe vazhdoj ti kem. TeksteShqip: Ju gjithashtu jeni edhe vëllai i një këngëtare të famshme, vëllai i Barbana Dinit. Sa ka qenë ajo një mbështetje e juaja në këtë rrugëtim të X Factor? Ergi: Barbana më ka mbështetur gjithmonë dhe është shumë e përkushtuar ndaj meje.



TeksteShqip: Çfarë mendoni të bëni pas X Factor-it. Mendoni të realizoni ndonjë projekt të ri muzikor? Ergi: Kam shumë plane që avash avash do i konkretizoj por jam i bindur që çdo gjë do vijë në momentin e duhur. TeksteShqip: Momentalisht me çfarë po merreni. Po vazhdoni studimet apo po merreni me muzikë? Ergi: Momentalisht i jam rikthyer shkollës pasi jam maturant. TeksteShqip: Ju kemi parë që keni krijuar mjaft fansa. Si ndihesh kur ke kaq shumë njerëz që të mbështesin dhe të ndalojnë në rrugë? Ergi: Ndihem jashtë mase i lumtur. Është diçka që e kam ëndërruar gjithmonë. Ata më japin forcë dhe besim që unë të mendoj të sjell gjëra sa më të bukura vetëm per ta.



TeksteShqip: Po nga jeta private? A është Ergi "single"? Ergi: Nuk kam një lidhje serioze. TeksteShqip: Gjatë verës fillon edhe Summer Tour i X Factor-it. A do të jeni i pranishëm në koncertet që do organizojnë ata? Ergi: Sigurisht që do jem. TeksteShqip: Ergi, faleminderit që gjete kohën për të qenë në intervistë. Ndonjë gjë për të shtuar në fund... Ergi: Ju falenderoj për intervistën.
(Teksteshqip.Com)

Ergi: “E Doja Fitoren, Ndaj E Arrita!”