>
BIOSHQIP
Biografia
Eneda Tarifa, një nga këngëtaret më të spikatura të muzikës së lehtë shqiptare, që prej fillimit të viteve 2000 la gjurmë të pa kontestueshme fillimisht me hitin e saj të parë "Ika larg". Ky sukses do të pasohej nga dhjetra këngë, koncerte e gara muzikore ku Tarifa ka shkëlqyer gjithmonë, shpesh duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme në rajon. Muzika ka qënë gjithmonë pasioni i saj më i madh, por jo i vetëm. Tarifën e kemi parë si moderatore të programit të humorit "Portokalli" për gjashtë edicione rradhazi duke qenë kështu një nga figurat më të dashura të ekranit. Gjithmonë energjike, me sens humori dhe vullnet të hekurt, Eneda vjen edhe si trajnere në "The Voice Kids" e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}