>
BIOSHQIP

Elia Nën Menaxhim E Florit

18-03-2012
Jam krenare të deklaroj që jam anëtarja më e re e studios "Three dots" –deklaron këngëtarja e re 15 vjeçare Elia Shena. Në këtë mënyrë, Elia Shena merret nën menaxhimin e producentit të njohur Flor Mumajesi. Rasti i saj të kujton fillimet e karrierës së këngëtares Elvana Gjata, e cila gati në të njëjtën moshë filloi bashkëpunimet me Florin dhe nën menaxhimin e tij u shndërrua në yllin e muzikës pop.

Elia, e cila ka bërë një performancë të shkëlqyer në edicionin e sivjetshëm të "Kënga Magjike", duket se ka bindur menaxherin për potencialin e saj si këngëtare dhe performuese e për këtë arsye ka shumë gjasa që Flori të përsërisë të njëjtin sukses të Elvana Gjatës edhe me 15 vjeçaren Shena.
(Bluetooth)

Elia Nën Menaxhim E Florit