Elhaida, Në Shënjestër Festivali I Sanremos
09-10-2013
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka pohuar se ajo është duke punuar intensivisht që të përgatitet sa më mirë për një prej festivaleve më të vlerësuara në botën e muzikës, Sanremo.
Elhaida, e cila fitoi The Voice of Italy po qëndron në Shqipëri për një paraqitje në një prej serialeve shqiptare dhe për “Vizioni i Pasditës” ajo ka deklaruar se po punon shumë për albumin e ri.
“Në Tiranë jam pas ftesës së drejtuesve të serialit “Apartamenti 2XL”, ndërsa në Itali gjithë kohën jam në studio duke regjistruar këngë. Jam duke punuar në albumin e ri, i cili do të prezantohet në fillim të vitit 2014”, theksoi ajo. E pyetur se nëse ajo do të jetë pjesë e Sanremos, ajo konfirmoi pjesëmarrjen, po ashtu edhe dha shenja se pritet të lë gjurmë në skenën e magjishme të këtij festivali. “Jam duke punuar, pasi dua të kem një material shumë të mirë për të përfaqësuar veten në festivalin Sanremo”, përfundoi Elhaida.

(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0