>
BIOSHQIP

Elda Shabani (Madonna Shqiptare): Sa çudi Kur Të Qajnë Për Së Gjalli

10-04-2013
Elda Shabani, e njohur si “Madonna shqiptare” është gjallë. Lajmet e qarkulluara gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në lidhje me vdekjen e saj nga një infarkt, kanë rezultuar të gjitha false. Përgënjeshtrimi ka ardhur nga vetë këngëtarja, e cila jeton aktualisht në Zvicër, por që përmes profilit në Facebook ka dashur të qetësojë të gjithë dashamirësit dhe fansat e saj. Tekstualisht është ky statusi i nxjerrë vetëm një orë më parë nga ana e Elda Shabanit, e cila është dukur edhe tepër e indinjuar, teksa i është drejtuar fansave: “Miqtë dhe fansat e mi! Do me falni, por dua të fle pak sepse kam gjithë natën duke mbajtur shumë miq e fansa me gajret…. Më është lodhur shpirti me të qarat që kam dëgjuar nga ju… Kësaj i thonë të të qajnë për së gjalli…. Më vjen keq për të gjithë ju…. Dua te fle pak tani, pasi jam fare pa gjumë… Mbasdite do jap një intervistë për të gjithë ju në TV… Ju dua shumë … Elda… Madonna”. Kështu, tashmë mbetet të mësohet se nga doli ky lajmi i pavërtetë. A qëndrojnë prapa saj persona që kanë dashur të “tallen” me të, apo e gjithë kjo ka qenë strategji nga vetë “Madonna” për të rikthyer paksa vëmendjen tek ajo pas një kohe të gjatë?Këngëtarja që jeton në Zvicër ka përgënjeshtruar lajmet e vdekjes së saj me një status në Facebook.
(kosovaalb)

Elda Shabani (Madonna Shqiptare): Sa çudi Kur Të Qajnë Për Së Gjalli