>
BIOSHQIP

Egzona Ademi: “Krahët Ti Ndjej” Ia Kam Kushtuar Babait

20-10-2015
Këngëtarja & aktorja e njohur Egzona Ademi e cila u bë e njohur falë spektakli X Factor Albania 2, sot është një nga emrat shumë të suksesshëm. Së fundmi ajo sapo ka prezantuar këngën e saj në fazën e parë të Këngës Magjike, festival në të cilin merr pjesë për herë të parë. "Krahët ti ndjej" titullohet kënga për të cilën Egzona thotë se ia ka dedikuar babait të saj, por që edhe çdokush mund ta gjej vetën aty... TeksteShqip: Egzona, keni publikuar së fundmi këngën tuaj më të re "Krahët ti ndjej". Na flisni pak më shumë rreth kësaj kënge? Egzona: Kënga "Krahet ti ndjej" është një baladë e kompozuar nga Mario Deda me vargje të mija. Kënga është dedikuar babait tim që ka ndërruar jetë para pak kohësh. Është një këngë shumë personale, mirëpo në të njëjtën kohë dhe shumë universale nga që në këngë nuk përmendet emri baba, çdo njeri që ka humbur dikë në jetë mund ta gjej vetën aty. TeksteShqip: Përse vendosët të konkuroni në "Kënga Magjike"? Egzona: Kjo është hera e tretë që unë marr pjesë tek Kënga Magjike! Vendosa të marr pjesë sepse është njëri ndër festivalet më të rëndësishme në vend, marrin pjesë autorë e artistë shumë të mirë dhe të dëshmuar, kënga promovohet dhe është shumë profesionalisht i organizuar. Pastaaj mos të harrojmë që është live dhe është dyfish përgjegjshmëri.



TeksteShqip: Është hera e 3-të që paraqiteni në këtë festival? Vjet u paraqitet me një duet me Eni Zala, e ndërsa para dy viteve me një këngë stil të zhanrit regge? Cila nga këto këngë që keni realizuar deri tani iu "ngec" më shumë? Egzona: Po, është hera e tretë siç e thash dhe më lart. Me Enin vjet ishte një këngë simpatike, moderne dhe me thënë të drejtën ka ecur goxha. Pastaj kënga e parë ishte dashuria ime e parë, një këngë me një zhandër që nuk kultivohej aq shumë në kohën kur e lançova unë, është një këngë që e dua shumë dhe mua më pëlqen shumë reggae, kjo e fundit pastaj është komplet gjë tjetër. Më "ngecin" të gjitha punët e mija... TeksteShqip: Kemi dëgjuar që familjen e keni në Francë, e ndërsa ju jetoni në Prishtinë. Merreni me gjë tjetër përveq muzikës? Egzona: Po, familja ime jeton ne Londër! Unë kam mbaruar studimet për aktrim dhe aktualisht jam pjesë e GrandHotel 2XL, emision humori ne Vision+. TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte? Nëse po në cilat vende më shumë? Egzona: Në koncerte më rrallë, por në lokale më shumë. Preferoj muzikë akustike dhe kryesisht në Tiranë e zhvilloj këtë aktivitet.



TeksteShqip: Do na flasësh diçka për jetën private? Egzona: Jetën private preferoj të mos e diskutoj sepse pastaj bëhet publike. TeksteShqip: Çfarë mendoni për albumet dhe këngëtarët e rinj? Egzona: Tani që interneti është në kulmin e tij dhe rrjetet sociale janë një "media" tepër e fuqishme dhe shkarohen këngë pa fund, them se interesi për të blerë një album ka rënë dukshëm. Ndërsa këngëtar të rinj ka shumë të mirë thjeshtë mungojnë shtëpi diskografike të mirëfillta që mund të kishin mbështetur ata. TeksteShqip: Mendoni se do të keni sukses këtë vit dhe të arrini në finale? Egzona: Shpresoj që po. Kënga është pritur mjaft mirë dhe shpresoj shumë të hyj në finale.



TeksteShqip: Ju kemi parë edhe si tekstshkruese vjet tek kënga "Maje" e Genta Ismajli? Shkruani prap tekste dhe si lindi ideja për bashkpunimin me Genten? Egzona: Të gjitha këngëve të mija u kam shkruajtur tekstet. Unë kam qenë vocal coach te spektakli i talenteve të vegjël "Gjeniu i vogël" dhe Genta ka qenë anëtare jurie dhe në atë kohë zhvillohej dhe "Kënga Magjike" aty lindi bashkepunimi me Genten. Jemi shoqëruar bashk në atë periudhë. TeksteShqip: Egzona, shumë suksese në "Këngën Magjike" dhe faleminderit që ishte në këtë intervistë. Për fund nëse dëshiron të shtosh diçka? Egzona: Faleminderit juve ! Ju dëshiroj suksese të gjithëve tek "Kenga Magjike".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Egzona Ademi: “Krahët Ti Ndjej” Ia Kam Kushtuar Babait