>
BIOSHQIP
Biografia
Ka nisur rrugen e artit qysh ne moshen 5 vjece si aktore e me pas si pianiste, kengetare, balerin, dhe piktore.Si aktore ka luajtur ne teatrin e kukullave tirane me shfaqen Liza ne boten e cudirave, Rolin e Elces ne shfaqen e teatrit "Asema Akademi" dhe rolin autores po ne teatrin e Asema Akademi. Me vone performon si kengetare dhe aktore ne Musicalin "Frozen" Efi ka 3 vjet qe studion kanto dhe ka qene pjesmarrese ne vitin 2017 ne Festivalin mbarekombetar per femije ne Shkoder me kengen "Arkitektja". E vecanta e Efit eshte se rrugen e muzikes pervec pianos, edhe kantos ajo edhe krijon kenget e saja vet. Kenga Barby eshte krijimi i 3 i saj, Ajo ka krijuar edhe 2 kenge te tjera qe nuk i ka publikuar akoma. Efi gjithashtu eshte edhe nje balerin e shkelqyer. Ajo nuk mund ta kuptoj dot kengen pa performuar edhe si balerin. Por Efi eshte edhe nje piktore e vogel shume e talentuar. Ne shtepin e saj ajo ka me dhjetera piktura qe i ka bere vet dhe do ti ekspozoj nje dite. Eshte nxenese e shkelqyer dhe zoteron ne menyre perfekte gjuhen angleze.

Në Shtator 2018, Efi Gjika fiton festivalin Junior Fest 2018 me këngën "Barbie". Me një fabul që rrëfen se të qënurit Barbie nuk nënkupton gjithmonë brishtësi, fituesja e Junior Fest Albania, Efi Gjika ka prezantuar videoklipin e këngës së saj ‘Barbie’ në kompeticionin europian të këngës Junior Eurovision Song Contest. Kënga ‘Barbie’ interpretuar dhe kompozuar nga Efi Gjika me tekst të Kristina Gjikës, nuk ka vonuar të marrë komente pozitive fill pas publikimit të saj. Videoklipi i konceptuar si një film në miniature përcjell artistikisht mesazhin e këngës, një thirrje drejtuar të rriturve për të shkuar përtej pamjes së jashtme e për të mos i parë fëmijet si kukulla që kanë vetëm nevoja por nuk kanë nevojë për komunikim.

Më datë 8 Dhjetor 2018, Efi Gjika publikon videoklipin "Barbie". Realizimi profesional i videoklipit nga RTSH ndjek dhe plotëson vijën melodike të këngës, duke sjellë një krijim diellor plot ritëm dhe energji. Vlerësimet e kritikës dhe komentet pas publikimit të këngës parathonë një klasifikim mes krijimeve më të mira të këtij festivali për këngëtaren 10 vjeçare shqiptare.

Më datë 19 Nëntor 2022, Efi Gjika publikon videoklipin "Mirror". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Dylan. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Në Maj 2023, Efi Gjika merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Mirror".

Më datë 23 Qershor 2023, Efi Gjika publikon videoklipin "Boyz Talk". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ada Satka, ndërsa orkestrimi u realizua nga Klodian Qafoku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.