>
BIOSHQIP

Edita ëndërron Të Bëhet Nënë

15-11-2014
Eleganca dhe pastërtia janë dy cilësi që Editës i pëlqen te një mashkull. Kështu së paku ka treguar vetë këngëtarja në intervistën ndryshe në gazetën Tribuna, ku ndër të tjera ka treguar edhe për pasionin e saj të preferuar, për gjërat prej të cilave frikësohet si dhe për shumëçka tjetër.

Dimë po thuajse çdo detaj rreth karrierës së saj si këngëtare. Por pyetjeve se cili është gjësendi më i rëndësishmi në dollapin e saj, cilëve tipa të njerëzve u ik, kur ka hipur për herë të fundit në trafik urban apo pa çfarë nuk del kurrë nga shtëpia, Edita Sopjani u është përgjigjur ekskluzivisht gjatë një bisede për gazetën Tribuna.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Sopjani: Fëmijëria ime ka qenë e lumtur, që në moshë të hershme jam marrë me angazhime rreth muzikës, kur isha 8 vjeçe kam incizuar këngën e parë, por, mbi të gjitha kam qenë fëmijë shumë i lumtur.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Sopjani: Filmi që më ka lënë mbresa është ‘Titanic’ kurse prej librave që më ka pëlqyer shumë është ‘Si të bëhesh milioner’ të cilin e ka shkruar Donald Trump.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Sopjani: Është një unazë që ma ka blerë mami, e cila është shumë e shenjtë për mua, prandaj edhe dhurata është e tillë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Sopjani: Elegancën dhe pastërtinë i çmoj shumë te një mashkull.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve u ikni?
Sopjani: Atyre që i kanë nga dy fytyra. Nuk dëshiroj që asnjëherë të kem punë me persona të tillë.

Tribuna: Pasioni juaj?
Sopjani: Përveç muzikës dhe punës që bëj në televizion, më pëlqen të bëj sport, e sidomos noti më pëlqen shumë.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Sopjani: Me nervozon ndonjë lajm i keq apo ndonjë thashetheme e kotë që nuk ka asnjë lidhshmëri.Bëj shumë shpesh punë shtëpie

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Sopjani: Sot kam kërkuar prej mamit dhe babit të më ndihmojnë rreth një organizimi të ditëlindjes (intervista është zhvilluar të premten).

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Sopjani: Frikësohem nga gjarpri dhe nga tigri.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Sopjani: Nuk dal pa rroba edhe pa çantë brenda se cilës gjithmonë janë telefoni dhe kuleta.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Sopjani: I gëzohem faktit që jam 100% natyrale dhe e falënderoj Zotin që më ka falur kështu siç jam.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Sopjani: Kam hipur para disa ditësh.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Sopjani: Nuk e di, nuk e kam menduar asnjëherë por, pasi e kam lexuar librin e Donald Trump ‘Si të bëhesh milioner’ atëherë kisha ditur si t’ia gjej vendin (qesh). Disa nga to i kisha dhuruar për ata që kanë nevojë dhe nuk i kisha shpenzuar për gjëra të këqija.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Sopjani: Si çdo femër, ëndërroj të bëhem nënë dhe të kem një familje të shëndoshë.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Sopjani: Po shumë shpesh dhe jam shumë e zonja.
(Tribuna)

Edita ëndërron Të Bëhet Nënë