>
BIOSHQIP

Drenusha Latifi: Videoprojekti “Future Love” është Gati

27-07-2012
Videoprojekti "Future Love" i këngëtares Drenusha Latifi është gati, tani adhuruesit e saj do ta shohin një Drenushë më ndryshe, e cila në këtë klip është munduar të duket sa më bukur, me një stil më të veçantë. Sipas Drenushës kënga "Future Love" është tipike verore dhe ka një tematikë dashurie, e përgatitur nga Florent Boshnjaku dhe Big Basta. "Kam përshtypjen se kënga por edhe klipi do të pëlqehen në publik, sepse kemi bërë një punë të madhe. Ky klip dallon nga ato paraprake ngase ka skena të papara deri më tani", ka thënë ajo për "Zërin" duke mos dashur që të zbuloj më shumë rreth skenave të klipit sepse në momentin e lansimit kjo do të jetë një befasi për publikun. Përveç suksesit në këngë, Drenusha ka sukses edhe në lidhjen e saj të dashurisë. Ajo tani ndjehet e lumtur me Menderesin, djaloshin nga Presheva.
(K. Bajrami / zeri)

Drenusha Latifi: Videoprojekti “Future Love” është Gati