>
BIOSHQIP

Dorentina, Artistja E Re Që Ka Si Frymëzim Gjyste Vulën

10-08-2014
E bukur dhe me një stil të vecantë. Kjo është këngëtarja e re nga Tuzi por që jeton në Amerikë, Dorentina Berishaj, e cila deri tani në tregun muzikor shqiptar ka 3 këngë, një këngë e njohur prej vitesh ‘C’ka ka zogu’, kënga e dytë ‘Pse më gënjen’ dhe po ashtu një potpuri të bukur popullore. Dorentina ka pasur dëshirë të bëhet këngëtare që kur ishte e vogël, dhe sic na tregon kur një person ka një ëndërr mundohet që deri në fund ta bëjë realitet dhe po ia del shumë mirë, duke pasur si plan edhe shkollën e muzikës.



Por simpatia e saj dhe flokët të cilat shpesh herë i thonë se i ngjan artistës së huaj Beyonce, ka rënë në sy nga organizatorët e ‘Miss Malësisë’ ku e kanë ftuar vajzën në këtë konkurs bukurie para një vite dhe ajo ka rrëmbyer vendin e tretë. E pyetur nga ne se a ka braktisur Malësinë pasi tani jeton në Amerikë, këngëtarja na jep këtë përgjigje: ‘Malësinë nuk e braktisi kurrë, sepse është vendi ku jam rritur.



Tani jetoj në Amerikë për shkak se bashkëshorti im jeton këtu’. Duke qenë se është rritur në një ambient dhe zonë ku shumë artistë shqiptarë me me zë kanë jetuar aty, bukuroshja këngëtare thotë se do të donte të kishte një duet me Lindon Camaj, pasi për të ai ka një zë të mrekullueshëm dhe është shumë i suksesshëm. Po kush e frymëzon më tepër Doruntinën nga këngëtarët e Malësisë ajo tregon kështu : ‘Malësia ka shumë artistë të mëdhenj, por unë e marr frymëzimin nga Gjyste Vulaj sepse është një këngëtare shumë e mirë dhe shpresoj se një ditë të kem edhe unë sukses si ajo’.



Edhe në Amerikë, Doruntina merret me muzikë dhe ëndrrën e saj do të vazhdojë deri në fund, ndërsa nuk mungon në koncerte ku publiku e pret shumë mirë dhe si fillim është e lumtur që po i shkon shumë mirë, por edhe në dasma ajo do të presë ftesta për të kënduar, pasi është shumë e re vetëm 18 vjece dhe deri tani ka pasur shumë sukses. E megjithëse bashkëshori i saj nuk merret me muzikë gjithmonë e ka ndihmën dhe përkrahjen shumë të madhe të tij. Ndërsa nuk harron të falenderojë të gjithë ata që e ndjekin, por edhe muzikantin nga Malësia, Sejo Gjokaj i cili e ka ndihmuar shumë që nga fillimi kur nisi të këndojë. Kjo ishte Dorentina Berishaj një emër i ri në skenën shqiptare por që ka nisur me hapa të sigurt dhe shumë shpejt do të sjellë këngë të reja për të gjithë ata që e duan dhe e ndjekin.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Dorentina, Artistja E Re Që Ka Si Frymëzim Gjyste Vulën