>
BIOSHQIP

Don Arbas Njofton Mbi Bashkëpunimin Me Getin

10-11-2013
Hip hop grupi, Tingulli 3nt, duket se është pjesë e një bashkëpunimi me producentin dhe reperin, Don Arbas. Është vet Don Arbas ai që ka aluduar për një gjë të tillë në rrjetin social Instagram, duke shkruar “Coming Soon” që nënkupton se një këngë po vjen së shpejti. Besohet se Tingulli 3nt janë mysafirë të këtij projekti, që do të realizohet edhe me videoklip. Muzikën e ka punuar Don Arbas, kurse për tekstin është përkujdesur Geti. Hip hop ‘labeli’ Babastars është duke përfunduar edhe disa projekte tjera, të cilat Telegrafi do t’i zbulojë shumë shpejt për fansat e hip hopit.
(Telegrafi)

Don Arbas Njofton Mbi Bashkëpunimin Me Getin