>
BIOSHQIP

Don Arbas: Nuk E Zbuluan Serbët Muzikën!

20-01-2013
Kantautori dhe producenti, Don Arbas, ka sqaruar se për meloditë e tij frymëzohet në radhë të parë nga muzika shqipe dhe pastaj nga ajo turko-orientale, duke hedhur poshtë çdo lidhje që mund t’u bëhet këngëve të tij me ato serbe. “Për muzikën që unë e bëj meloditë që unë i përdor në disa stile të këngëtarëve të ndryshëm, nuk kanë të bëjnë me ato serbe, por janë: nën një - shqiptare, dy - turke, tre - orientale dhe ne jemi popull i vjetër, nuk e zbuluan muzikën serbët, përkundrazi punimet e mia i kanë vjedhur tri këngëtare, njëra serbe, njëra bullgare dhe kjo e fundit boshnjake, të gjitha këngë të kënduara nga Arta Bajrami”. “Desha ta bëjë këtë sqarim, sepse unë e dua muzikën popullore dhe mundohem që të mos e harrojmë ne si popull, prandaj e fus në zhanre moderne”, ka shkruar në Facebook drejtori ekzekutiv i “Arbasound”. Së fundmi, ai ka njoftuar se do të kthehet në skenë me një album të ri.
(Telegrafi)

Don Arbas: Nuk E Zbuluan Serbët Muzikën!