>
BIOSHQIP

Don Arbas Po Punon Për Albumin E Ri

14-01-2013
Don Arbas ka bërë të ditur se pas një pauze, ai do të rikthehet në skenë me një album të ri. Pas një pauze në skenë, Don Arbas ka hapur studion e re në Prishtinë, dhe menjëherë ka filluar punën e albumit të tij më të ri. Ky album do të përmbajë më shumë se 15 këngë, në të cilat nuk do të mungojnë as bashkëpunimet. Disa prej bashkëpunimeve të cilat i ka zbuluar janë me reperët kosovarë Mc Kresha e Lyrical Son. Edhe motra e tij, Arta Bajrami, nuk do të mungojë në këtë album. Ajo së fundmi lancoi edhe klipin “Femër tipike”.
(Telegrafi)

Don Arbas Po Punon Për Albumin E Ri