>
BIOSHQIP
Biografia
Ylli Shahaj i njohur si DJ Iljano eshte DJ si dhe Producent / Kantautor. Iljano lindi ne Vlore me 09.11.1990 dhe bëri debutimin e tij të parë në vitin 2006, kur ai dhe disa miqtë e tij krijuan Labelin e quajtur "Baba Records". Gjithashtu në vitin 2006 Iljano filloi eksperiencën si DJ në party si dhe festat e miqve te tij. Ne vitin 2007 Iljano debuton si Producent ku krijoi këngën e tij të parë në bashkëpunim me grupin The Naighbours titulluar "Pa Ty". Mbas disa bashkepunimeve si dhe krijimeve per disa artiste te ndryshem Iljano krijon 1 tjetër këngë në bashkëpunim me një nga MC më të mirë te momentit në Ballkan i quajtur "Mc Robinho" dhe këngë të titulluar "Nights Of Love". Ky bashkëpunim ishte një përvojë e re për iljanon dhe pas 5 muajsh ai bashkëpunon përsëri me një tjetër artist te njohur nga Rumania quajtur Tony Ray.Ne vitin 2010 Tony Ray ishte aq shumë i famshëm si Producent muzikor në Ballkan dhe së bashku me Dj Iljano ata krijojnë këngën "More and More".Gjithashtu ne vitin 2010 ai mori pjesë në konkursin për DJ "Vere 2010 Performance DeeJay", dhe në këtë konkurs iljano triumfon ne naten finale me cmimin "Radio Deejay". Ne vitin 2011 Iljano krijon nje këngë të re se bashku me kengetaren shqipetare Sabina Dana.Kenga u titullua "Motivi Je Ti" dhe u shoqerua se bashku me videoklipin zyrtar.
Një vit më vonë kështu në 2011-2012 ai merr pjesë si producent muzikor në Top Fest dhe Kenga Magjike me artistet Denis Hasa dhe Himena Ymeri dhe në të njëjtën kohë iljano vazhdoi te prodhoje muzike dhe te bashkepunoje per artiste shqipetare dhe te huaj si Poni, Samanta Karavella, Dr Flori, Big Basta, Roy dhe per artiste te huaj si Overtronics me kengen "Paradise", Diana Birzu, Martin Lu etj
Në vitin 2014 iljano behet pjese e labelit te njohur shqipetar "Stine Records" dhe se bashku me koleget e tij ai krijoi shume e shume kenge Shqipetare.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}