>
BIOSHQIP

Dj Flow “A Milli” Me Def

28-10-2014
Rep artisti i njohur LumiB njihet për videot e tij qesharake të cilat i poston në rrjetin social Instagram. Së fundmi ai e ka postuar një video nga studio RedBox, në të cilën shfaqet Dj Flow një Dj i njohur tashmë në tregun shqiptar. Flow në këtë video shihet duke e performuar këngën “A milli” të reperit Amerikan Lil Wayne, por jo në një performacë të zakonshme, raporton Indeksonline. Alla shqiptarqe, Dj Flow fillon të këndoj “A milli” krejt normal, deri sa në pjesën ku fillon të hyjë basi në këngë, aty Dj Fllow nxjerr defin dhe vazhdon të këndoj deri sa të gjithë që janë aty shpërthejnë me të qeshura, madje edhe vetë Flow.
(Indeksonline)

Dj Flow “A Milli” Me Def