>
BIOSHQIP

Diellza Dobroshi: Rrugëtimi Im Sapo Ka Nisur...

22-08-2013
Diellza Doboroshi, këngëtarja e re nga Prishtina vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na flet rreth pjesmarrjes së saj në edicionin e fundit të Top Fest si dhe për jetën e saj private. Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim rrëfimin e Diellzës... Teksteshqip: Diellza, së fundmi ishit pjesmarrëse në edicionin e fundit të "Top Fest" me këngën "Dejzi" ku arritët deri në finale. Na flsini pak më shumë rreth kësaj eksperience? Diellza: Po këtë vit, me këngën "Dejzi" arrita në finalen e Top Festit, dhe mund të them që ishte një ndër eksperiencat më të bukura që kam përjetuar. Ishte hera e parë që eca në tapetin e kuq, dhe hera e parë që performova live para një publiku aq të madh. Kur këndova në finale, arrita t'i dalloj disa njerëz që këndonin dhe kërcenin bashkë me mua dhe kjo për mua ishte ndjenja më e mirë në botë!



Teksteshqip: Kush janë autorët e këngës, kush e ka bërë tesktin dhe kush muzikën? Diellza: Autorët e këngës janë Florent Boshnjaku (Muzika & Orkestrimi) dhe Eliza Hoxha (Teksti). Të dy i falenderoj shumë, jo vetëm për këngën "Dejzi", po për gjithë përkrahjen që ma kanë ofruar prej kur kam filluar të këndoj. Teksteshqip: Ju jeni një këngëtare e re, madje jeni vetëm 16 vjeç, na trego pas se sa e vështirë të depërtosh në teg si një artiste e re? Diellza: Unë jam 16 vjeç dhe mund të them se nuk është fare e lehtë, sidomos në një moshë të tillë ku shumë gjëra të vogla duken si fundi i botës. Unë jam me fat që rreth vetës kam njerëz që më mbështesin, më japin shumë këshilla të mira dhe më mbajnë me këmbë në tokë. Teksteshqip: Keni marrë pjesë edhe më herët nëpër festivale, përkatësisht 3 edicione rresht në Top Fest. Si ndihesh kur merr pjesë në festival? Diellza: Ndihem shumë mirë sepse e dua shumë skenën. Është edhe më bukur kur arrinë të performosh live para atyre njerëzve. Më pëlqen shumë!



Teksteshqip: Bashkpunëtorë e tu të parë kanë qenë Enis Presheva dhe Florent Boshnjaku. Vazhdon të punosh me ta? Diellza: Me Florent Boshnjakun punoj akoma me shumë qejf. Me Enis Presheven i kam punuar dy këngë shumë të mira, mirëpo ai tash e një kohë nuk po merret më me produksion. Teksteshqip: Sa jeni e angazhuar gjatë verës nëpër koncerte? Diellza: Unë nuk jam e angazhuar fare nëpër koncerte gjatë verës dhe sinqerisht nuk jam e interesuar të jem pjesë e tyre tani për tani. Teksteshqip: Po nga jeta provate çfarë thotë Diellza. Vazhdon të mbetesh "single" ? Diellza: Po, jam single(qesh).



Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh? Diellza: Momentalisht ndodhem në Greqi, në ishullin Skiathos, me familjen time. Teksteshqip: Cilat janë projeket e tua ë ardhshme? Do të na vish me ndonjë videoklip të ri, album apo ke ndër mend të garosh në ndonjë festival? Diellza: Së shpejti mund të më shihni në My Music në emisionin "My Acoustic Music" ku do t'i performoj dy këngë për publikun. Gjithashtu jam e angazhuar në xhirimet e një reklame televizive për të cilën nuk mund të flas më shumë...



Teksteshqip: Diellza ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Diellza: Vetëm mund të them se rrugëtimi im sapo ka nisur...
(Teksteshqip)

Diellza Dobroshi: Rrugëtimi Im Sapo Ka Nisur...