>
BIOSHQIP
Biografia
Tetëvjeçaren e kreu në shkollën "Jeronim de Rada" e më pas gjimnazin te "Sami Frashëri", në Tiranë. Gjatë fillimit të shkollës së mesme kishte garuar në një garë bukurie ku edhe ishte cilësuar si modelja më e mirë dhe në të njejtin vit konkuron në "Miss Shqipëria" dhe shpërblehet me çmimin "Miss Kinemaja". Edhe pse e njohur si këngëtare Çiljeta karrierën e saj e kishte filluar si modele, kështu gjatë moshës 17 vjeçare kishte përfaqësuar Shqipërinë në "Miss National" që në atë kohë u mbajt në Brazil dhe poashtu si gjimnaziste bëhet edhe imazh I disa reklamave. Në familjen e saj bënë pjesë babai Ferdinand pensionist, nëna Majlinda parukiere të cilës Çiljeta i ka ndihmuar të hapte një dyqan të cilin e emëroi në bazë të emrit të Çiljetës. Çiljeta u paraqit në konkursin e bukurisë "Miss Shqipëria" në vitin 2001 kur edhe e fitoi çmimin "Miss Kinemaja".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}