>
BIOSHQIP

Canny: “Mirënjohe Për Donika Zerën”

31-10-2014
Si duket per te gjithe artistet mbeshtetja eshte nje nga pikat kryesore nga e cila frymezohen. Shohim ne intervista te shumta ku kengetaret e estrades shqiptare flasin per njerezit te cilet i kane suportuar. Ne rastet me te medha kane qene familjaret suporti me i madh per cdo artist por jo vetem.Pak kohe me pare kengetari i ri Canny eshte shprehur se vec familjes e cila ka qene nje mbeshtetje shume e madhe per kengetarin dhe e ka shoqeruar ne cdo hap,nje mbeshtetje shume e madhe per te ka qene dhe suporti qe i ka dhene mesuesja e muzikes Donika Zere. Ja si shprehet kengetari ne rrjetet sociale: “Familja ka qene mbeshtetja ime me e madhe ne rrugen time muzikore por qe ne klasen e peste nje mbeshtetje tjeter shume e madhe ka qene ajo e mesueses time te muzikes e cila me dha me shume force dhe me beri te besoja qe vertet ja vlen te vazhdoj ne muzike. Duke u bashkuar me familjen time me ka ndjekur ne cdo koncert dhe spektakel televiziv ku une kam qene pjesemarres, punoi me mua ne cdo performance dhe ne cdo kenge dhe ne menyre te palodhur vazhdon ta beje edhe sot e kesaj dite. Faleminderit shume per gjithcka. Falemiderit qe jo vetem mua por cdo nxenes e ke mbeshtetur dhe e ke dashur si femijen tend. Mirenjohje dhe Dashuri te vecante per Donika Zeren.”
(Teksteshqip.Com)

Canny: “Mirënjohe Për Donika Zerën”