>
BIOSHQIP

Canny Me Projekte Edhe Në Vere

31-07-2014
Pas pjesëmarrjes në Top Fest 10 me baladën "Ndjej", këngëtari Canny ka lajmëruar fansat e tij në Facebook dhe në rrjete të tjera sociale se do të vijë me projekte të tjera në muzikë. Në këto ditë të nxehta vere, këngëtari në fjalë ka publikuar këngën e tij më të re ritmike me titull "BonBon", te cilës i ka bashkangjitur dhe një videoklip duke ju pershtatur ritmit të këngës dhe atmosferës verore. Kënga është pritur mirë nga fansat dhe miqtë e tij në Facebook dhe gjithashtu ka filluar të shpërndahet gjithandej. Canny është duke punuar për projekte të tjera në muzikë në të cilat nuk do të jetë vetëm si në 3 këngët e tij të para, gjë për të cilën këngëtari dëshiron të mos i bëjë akoma publike. Ne i urojmë sa më shumë fat në projektet e tij dhe gjithashtu urojmë që "Bon Bon" të jetë një ndër hitet e kësaj vere.
(Teksteshqip.Com)

Canny Me Projekte Edhe Në Vere