>
BIOSHQIP
Biografia
Pas shumë sukseseve në Gjermani dhe Evropë, Butrinti prezentohet para publikut shqiptar, me super-hitin "Ki Me Lyp". Me punën e palodhshme, talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, ai na sjell një këngëtar të kompletuar e profesionist, që di të këndojë e t’a plotësojë prezentimin e tij me paraqitje të denjë, e kercim profesional, që nuk e kemi parë deri më tani në skenë tonë. Ai ka talent, ka stil unik, lëvizje ekspresive, një zë të mrekullueshëm! Ai është ylli i ri i muzikës shqiptare dhe i dhuron dashuri muzikës, siç duket me në fund iu realizua ëndërra për të debutuar edhe në Kosovë. I lindur në Gjermani, Butrinti u rrit me tingujt e muzikës. Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftesitëe tij i plotesoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikes pop "Voice Lap", të themeluar nga artisti i famshem gjerman Xavier Naidoo. Gjithashtu, qysh 11 vjeç, ai ishte pjesë e akademise se kercimit "Dance Energy", ku për 7 vite me radhë arriti të ngritej profesionalisht dhe të paraqitej në shumë qytete të Gjermanisë e më gjerë. Çmimet dhe vleresimet ishin të panumërta për talentin e ri shqiptar, që tani veç se po krijonte stilin dhe personalitetin e tij si këngëtar e kercimtar. Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kercimtar në "Dance Camp" të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kercimtareve më të mirë nga e gjithë bota.

EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}