>
BIOSHQIP

Bruna: Dua Që Shkallët E Mia Të Ngjiten Ngadalë

21-12-2013
E bukur, energjike dhe me shumë adrenalinë. Kjo është Bruna, këngëtarja e suksesshme shqiptare e cila prej disa vitesh sfidon “live”-n. Përveçëse pjesëmarrëse në disa evente dhe kompeticione muzikore ku ka shkëlqyer me performancat e saj, ajo tashmë ka realizuar edhe disa videoklipe, një nga këto është bashkëpunimi me këngëtarin Valton Krasniqi. Këngëtarja, rrëfen me detaje jetën e saj jashtë ekranit, pasionet e vegjëlisë, ambiciet profesionale, dashurinë e madhe për botën e televizionit dhe spektaklit, si dhe sekretin që e bën kaq të dashur për publikun shqiptar. Tashmë jeni një këngëtare e njohur ku perfomoni live nëpër clubet e Tiranës. Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si artiste? Mendoj se është publiku që duhet të vlerësoj armët e mia në ekran sepse unë nuk kam vetëm një armë; komunikimi dhe paraqitjen skenike mendoj se ndërthuren mjaft mirë me njëra-tjetrën. Armët më të forta mund të kenë qënë thjesht të qënit e vërtetë, pa diskutim vetvetja dhe ndoshta komunikimi i sinqeërtë me njerëzit, pa falsitet dhe pa shtirje. Nuk dua të tregohem modeste, por është ende shpejt të tregoj avantazhet e mia. Dua që çdo gjë t’ia lë kohës. bruna smulja Cili është sekreti i të qenit në formë? Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik, është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtimeve te ndryshme për linjat dhe sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta. Shpesh herë je bërë pre e thashethemeve. A të prekin ato? Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyrese të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t'ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditëshme.



Jeta private, si po shkon ? Shkon shumë mirë ! Muzika për ju është pasion apo biznes? Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qënë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit . Jeni shprehu pro martesave gay. Është e vërtetë? Totalisht Pro! Në jetë dhe në demokraci nuk ka pse të ketë tabu. Jeta shfaqet me të gjitha ngjyrat e ylberit. Jeni për martesë apo bashkëjetesë? Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqerie të ekulibruar, nga familja edukohen fëmijët. Ndërsa, bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthort martesën. Zakonisht arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar. Momentalisht po i shijon suksesin si një këngëtare në fillimet e saj? Të shijosh frytet e punës tënde është diçka shumë e bukur dhe domosdoshmërisht që televizioni ka edhe famën brenda, kështu them t’i shijoj të dyja. Është herët të flas për suksese të mëdha apo të vogla, dua që shkallët e mia të ngjiten ngadalë. Jam drejt një rruge të tillë dhe shpresoj të jetë një rrugë shumë e gjatë.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Bruna: Dua Që Shkallët E Mia Të Ngjiten Ngadalë