>
BIOSHQIP
Biografia
Bojken Lako është një këngëtar, kompozitor dhe multi-instrumentist shqiptar i rrymës rock alternative industrial. Ai është gjithashtu autor, regjisor i programeve të ndryshme televizive dhe radiofonike. Karriera e tij muzikore starton në vitin 1993 me publikimin e albumit të parë "King Of Beers" me grupin "The Fish Hook". U bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar në vitin 1999 me këngën "Asgjë e largët", pjesë e albumit "Monitor".

Që nga viti 1993 ka formuar grupe të ndryshme (The Fish Hook,The Hook, Bojken Lako and the Fish, Bojken Lako Band, Breza) me të cilat ka performuar në festivale ndërkombëtare dhe ka realizuar disa albume.

Kënga "Rrugë" i dedikohet hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, gjithashtu ka një kuptim të dyfishtë "rrugë e bardhë, e gjejmë, e ngrejmë" që lidhet me shpejtësinë dhe efektet e kokainës.

"Merre Lehtë"(2001), videoja është realizuar nga artisti konceptual Gentian Shkurti, është xhiruar gjatë një turneu ndërkombëtar në Maqedoni gjatë luftës, e cila përmban dhe pamje të diktaturës komuniste. Me back-vokale të Elina Dunit, kënga është një mesazh për njerëzit që duan të dalin nga droga. "Bio" ka kuptim të dyfishtë dhe është një apel i autorit për mos-fshehjen e orientimit seksual, për një shoqëri mendjehapur ku individi duhet të jetë bio = i natyrshëm, i paprekur, natyror,ashtu siç është krijuar. "Lëre trupin të lirë, lëre trurin të lirë, lëre bio, bio, bio..." Kënga "Qielli dhe Toka" përmban back-vokale nga këngëtarja Eneda Tarifa.

"Lot Jetë Dashuri" është një dedikim për poeten Drita Como, e cila u nda nga jeta në moshë të re. "Shtëpia e Sëmurë", është shumë e njohur në Kosovë dhe Maqedoni sepse kënga flet për luftën në Kosovë. Me tekst nga dramaturgu kosovar Teki Dervishi dhe me back-vokale nga dy vajza nga Klina e Kosovës, të cilat ishin në Shqipëri në vitin 1999 për t'u fshehur nga lufta.

Bojken Lako është një nga themeluesit kryesorë të "Top Albania Radio" dhe programeve muzikore në Top Channel. Ai është autor dhe regjizor i programeve/festivaleve televizive dhe jo vetëm, si përshembull : Top Fest, Top Select, Promo Zone, Bulza, Tirana Art Fest.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}